Vendos Kryesia: Seanca vazhdon pas gjysmë ore në sallën kryesore

  • 30 November 2015 - 11:51
Vendos Kryesia: Seanca vazhdon pas gjysmë ore në sallën kryesore

(I plotësuar) Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e jashtëzakonshme ka vendosur që seanca e ndërprerë sot, të vazhdojë par gjysmë ore në sallën e Kuvendit, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se seanca e sotme do të mbahet në sallën kryesore të Kuvendit e jo në ndonjë sallë alternative.

-----------------------------------

Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sërish sot për të disktuar lidhur me rrjedhën e seancës së ndërprerë para pak minutash pas hedhjes së gazit lotsjellës.

Ndërkohë, në mbledhje po merr pjesë edhe Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Me kërkesë të deputetit të PDK-së Xhavit Haliti mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura.

(Kosova Sot)