Gazin në hollin e Kuvendit e hodhi Pal Lekaj

  • 30 November 2015 - 15:33
Gazin në hollin e Kuvendit e hodhi Pal Lekaj

Përderisa deputetët e opozitës po tentonin që të hynin me dhunë në sallën kryesore të Kuvendit, është gjuajtur edhe një gaz lotsjellës tjetër.

Fillimisht nuk dihej se cili deputet kishte hedhur gazin në holl të Kuvendit, por, sipas KosovaPress-it, këtë e kishte bërë deputeti i AAK-së Pal Lekaj.

Më herët gjatë ditës gaz lotsjellës kishin hedhur edhe deputetët Ismajl Kurtesi e Haxhi Shala. Këta dy tashmë janë arrestuar nga policia.