VV: Vendi po shkon drejt diktaturës, por kjo nuk do të tolerohet

  • 30 November 2015 - 16:25
VV: Vendi po shkon drejt diktaturës, por kjo nuk do të tolerohet

Pas arrestimit të deputetit të Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, ka reaguar kjo lëvizje.

Përmes një komunikate për medie, VV-ja thotë se atë e ka arrestuar Qeveria e isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Në vazhdën e përpjekjeve për ta ndalur opozitën, para pak kohësh u arrestua edhe deputeti Ismajl Kurteshi. Diktatura në të cilën po rrëshqet vendi ynë nuk do të tolerohet.

Opozita po burgoset, në mënyrë që pushtetit t'i lirohet rruga që ta kthejë kontrollin e Serbisë në një pjesë të territorit tonë, si dhe t'ia fal Malit të Zi mbi 8000 hektarë tokë të Kosovës.

Por, ajo që nuk po e llogarit pushteti është që nuk do të ketë mundësi t'i arrestojë dhe burgosë mbi 80% të qytetarëve, të cilët janë kundër këtyre projekteve. Prandaj, "Zajednica" dhe demarkacioni me Malin e Zi, nuk do të kenë mundësi të kalojnë!”, thuhet në komunikatën e VV-së.

(Kosova Sot)