Bie numri i azilkërkuesve në Norvegji

  • 30 November 2015 - 19:17
Bie numri i azilkërkuesve në Norvegji

Kontrollet e rrepta kufitare në Suedi kanë quar në rënien e numrit të azilkërkuesve në Norvegjinë fqinje, ka bërë të ditur sot Administrata e emigracionit norvegjez, raporton Reuters.

Norvegjia javën e kaluar ka ndjekur shembullin e Suedisë, duke rritur kontrollin kufitar me qëllim të zvogëlimit të numrit të azilkërkuesve.

Nga kjo administratë është bërë e ditur se në Norvegji gjatë javës së kaluar së kaluar janë dorëzuar 968 kërkesa për azil, që konsiderohet si një rënie prej 54 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë gjatë muajit të kaluar.

“Nuk ka asnjë dyshim se ngjarjet në Suedi, dhe në veçanti kontrollet kufitare kanë pasur ndikim të drejtpërdrejt në Norvegji”, ka deklaruar drejtori i UDI, Frode Forfang.

Norvegjia pritet që gjatë këtij viti të pranojë afro 35.0000 azilkërkues, që është një numër tri herë më i madh sesa vitin e kaluar. Norvegjia nuk është anëtare e BE-së por është pjesë e zonës së Shengenit.