Sa e pagoi Erion Velijaj këngëtarin britanik për 50 minuta koncert në Tiranë?

  • 30 November 2015 - 21:44
Sa e pagoi Erion Velijaj këngëtarin britanik për 50 minuta koncert në Tiranë?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i detyrohet opinionit publik një llogari serioze për faturën e skandaloze që ka paguar për të sjellë në Tiranë britanikun John Newman për të kënduar 50 minuta në eventin “Nata e Bardhë”.

Burime të sigurta për Syri.net, bëjnë me dije se Bashkia e Tiranës (nuk dihet se me ç’farë parash), por ka paguar plot 500 mijë Euro vetëm e vetëm që britaniku John Newman të përformonte 50 minuta në skenën e vendosur në Sheshin “Skënderbej”.

500 mijë Euro për një bashki që po përballet me 1 mijë e 1 probleme në 6 muajt e parë të menaxhimit të Erion Veliajt, padiskutim që janë një çmenduri financiare me kuptimin e plotë të fjalës e për më tepër për një ekonomi si ajo e Shqipërisë që po përjeton një krizë të madhe frymëmarrje dhe degradimi.

Nuk dihet se mbi ç’logjikë humane, Kryetari i Bashkisë së Tiranës vendosi të disbursojë nga buxheti 500 mijë Euro por padiskutim që kjo mbetet për tu sqaruar nga vetë ai. Nuk është e nevojshme të mendosh se ç’farë mund të ishte bërë në shërbim të komunitetit me një fond prej 500 mijë Euro, por është e sigurtë që Kryetari i Bashkisë i ka rënë me top buxhetit vetëm e vetëm për të sjellë në Shqipëri për të celebruar Ditën e Clirimit, një britanik, dhe për ti dhënë edhe njëherë banorëve të kryeqytetit thjeshtë e vetëm formën, e asgjë për përmbajtjen.

Sëfundi, nuk është për tu vënë në diskutim vlerat e këngëtarit John Newman, por ama çdo shqiptar sot e gjithë ditën mund të ndihet i ofenduar që e njëjta Bashki lëshoi plus-minus 100 mijë Lek të vjetra tullumbacë në Festën Kombëtare të Pavarësisë, dhe pagoi të paktën 500 mijë Euro një ditë më pas, Festën zyrtare të Çlirimit, vetëm për një këngëtar!