Burgoset pse u dha ujë derrave

  • 01 December 2015 - 08:36
Burgoset pse u dha ujë derrave

Një 48-vjeçare, e cila u dha ujë derrave që transportoheshin në një rimorkio ka përfunduar në burg. Ajo është Anita Krajnc, dhe ishte me një grup aktivistësh teksa po qëndronte në një rrugë në Kanada duke pritur që të kalonte kamioni me derra.

Në momentin që kamioni ndaloi në semafor, ajo dhe të tjerët hodhën ujë dhe fruta në vendet bosh të kamionit. Por në Kanada, derrat trajtohen si pronë dhe mund të transportohen mbi 36 orë pa ushqim apo ujë.

Pronari i derrave e akuzoi aktivisten se në atë mënyrë ajo vuri në rrezik derrat dhe u bë një rrezik në rrugë edhe për sigurinë e të tjerëve.