Haradinaj tregon pse u largua nga manifestimi kur po fliste Albin Kurti

  • 01 December 2015 - 17:44
Haradinaj tregon pse u largua nga manifestimi kur po fliste Albin Kurti

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pranuar se është larguar nga manifestimi në momentin kur po mbante fjalim ish lideri i VV-së, Albin Kurti. Mirëpo Haradinaj ka thënë se është larguar për shkak të fjalimit të gjatë të Kurtit.

“Fjalimi i Kurtit u zgjat. Unë u largova me fëmijë pasi që pjesa kryesore e manifestimit u realizua”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka mohuar që fjalimi i Kurtit ta ketë dëmtuar manifestimin e opozitës.

“Fjalimi i Kurtit s’ka qenë në dëmtim të tubimit por manifestimi ka qenë për kundërshtim të marrëveshjeve”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, Indeksonline ishte i pari që raportoi për largimin e Haradinaj nga manifestimi, gjë të cilën e pranoi edhe vetë lideri i AAK-së në një konferencë për media.