Ganimete Musliu i kundërpërgjigjet ashpër burrit të Albulena Haxhiut

  • 01 December 2015 - 18:36
Ganimete Musliu i kundërpërgjigjet ashpër burrit të Albulena Haxhiut

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, e cila sot u sulmua verbalisht nga bashkëshorti i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, i është kundërpërgjigjur sot Alban Krasniqit

Musliu ka thënë se nuk ka dashur të përgjigjet në fjalët e Krasniqit, pasi që, siç ka thënë ajo, nuk di si t’u qaset njerëzve që nuk kanë identitet personal. Sidoqoftë ajo ka vendosur të përgjigjet në fjalët e rënda të burrit të Albulena Haxhiut.

Kjo është përgjigjja e Musliut:

Dje në Kuvendin e Kosovës kërkova të merret vendim që në Prishtinë të vendoset shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Vendim ky i stervonuar sepse Shtatorja e Komandantit Legjendar është dashur ta pres Skenderbeun në Prishtinë.

Sot një person i cili njihet si „burri“ i deputetes Albulena Haxhiut paska vra e kthjellë në adresë timen.

Te them te drejtën nuk deshta të komentoj sepse nuk di si ti qasem personave që nuk kanë identitet përsonal, por me qe sharjet e fyerjet morën dhenë po i tham nja dy-tri fjalë.

Në rend të parë shpresoj që ky „burri“ i Albulenes është konsultu paraprakisht me gruan e tij kur ka shkruar atë status sepse patriotizmi i saj nuk përkon fort me reagimin që është bërë nga „burri“ i saj pikrisht kur unë kërkova që shtatorja e Komandantit Legjendar te vendoset në Prishtinë.

Por ndoshta ska mundur edhe të konsultohet edhe këtë e kuptoj, me qe siq e dijmë gruaja e tij tash më ka dal kaqak.

Te na ne Drenicë i kemi do rende e tradita dhe e kuptojmë edhe kur gratë dalin kaqak sepse kaqak pat dal edhe Shote Galica ama te kuptohemi qe Shota pat dal pas Azemit (bashkë me Azemin) e jo Shota Kaqak e Azemi ne shtepi.

Dje në Kuvend kërkova qe ti dhëm fund neglizhencës se institucioneve komunale dhe shtatorja e Komandantit Legjendar të vendosët në Prishtinë dhe falenderoj te gjithë deputetet qe me përkrahën.

Qe 16 vjet pas luftës u neglizhua nga institucionet komunale të Prishtinës marrja e këtij vendimi. Shtatoren E komandantit Legjendar Adem Jashari e gjejmë edhe neper sheshe te shumta të Botës por institucionet komunale edhe 16 vjet pas luftës veprojnë njejt dhe kanë te njejten qasje. Per 16 vjet rresht institucionet komunale te Prishtinës u ndjen te rehatuar duke i lënë një sheshi te kontestuar emrin e Heroit tonë Kombëtar Adem Jashari.

Prandaj i pelqeu apo nuk i pelqeu dikujt Shtatorja e Komandantit Legjendar do të vendoset në Prishtinë.