O’Connell: Në shtetet demokratike, deputetët që shkelin ligjin paraqiten vetë në Polici

  • 01 December 2015 - 19:47
O’Connell: Në shtetet demokratike, deputetët që shkelin ligjin paraqiten vetë në Polici

Ambasadori britanik në Kosovë Ruairí O'Connell ka thënë se në një shtet demokratik deputetët të cilët shkelin ligjin, paraqiten vetë në Polici.

“Unë nuk dua ta komentoj sjelljen e Policisë. Në Britani nëse do ta shkelte ligjin do të arrestohej ose nuk do të arrestohej fare se do të shkonte vetë në polici”, ka thënë O’Connell në një intervistë në RTV21.

Ai po ashtu ka thënë se vendi i opozitës është brenda Kuvendit të Kosovës dhe se sipas tij, opozita duhet ta përdorë këtë institucion që të debatojë çështje të ndryshme.

“Unë kam thanë dje që vendi i opozitës është brenda Kuvendit dhe është shumë e rëndësishme që ata të pranojnë të përdorin Kuvendin si institucion ku duhet të debatohen çështjet e Kosovës”, ka thënë O’Connell.

Ai po ashtu ka treguar se suspendimi i opozitës ka ndodhur edhe në Britani të Madhe, mirëpo, ai ka kërkuar që të respektohen institucionet dhe të mos përdoret dhuna.