Gruaja rrah burrin në Prishtinë, e bënë për spital

  • E.K /
  • 21 June 2021 - 11:56
Gruaja rrah burrin në Prishtinë, e bënë për spital

Një burrë nga Prishtina ka marrë lëndime trupore, pasi është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë, 19.06.2021 ─ 21:25. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovar ( bashkëshortja e tij). Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)