Obiliq: Arrestohet një person, shantazhoi dhe i mori para një shtetasje të Arabisë Saudite

  • E.K /
  • 01 July 2021 - 09:25
Obiliq: Arrestohet një person, shantazhoi dhe i mori para një shtetasje të Arabisë Saudite

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person i dyshuar pasi që i njëjti ka shantazhuar një grua shtetase e Arabisë Saudite.

I njëjti i kishte marrë një shumë parash viktimës, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Rr. Adem Jashari, Obiliq 2019-2021 – NN. Më 30.06.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti ka shantazhuar viktimën femër shtetase e Arabisë Saudite dhe i kishte marr një shumë parash. I njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)