Selimi i përgjigjet ambasadores franceze: Të duam vetëm në Francë

  • 14 January 2016 - 21:44
Selimi i përgjigjet ambasadores franceze: Të duam vetëm në Francë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka kritikuar ambasadoren franceze në Kosovë, për shkak të deklaratës së saj për flamurin.

Ai i thotë ambasadores Maryse  Daviet se “e duan në Francë”.

Selimi shkruan në Facebook:

Zonja ambasadore e Francës duket që e ka problem valvitjen e flamurit të shiptarëve në Kosovë. Nuk është hera e parë që kjo zonjë shprehet kundër valvitjes së flamurit tonë shqiptar këtu në Kosovë. Madje ajo sot u deklarua se "e don flamurin kuq e zi por vetëm në Shqipëri..."
Zonja Ambasadore, nëse ju pengon fluri ynë, edhe ne ty te duam, por vetëm në Francë!
Nëse nuk të pelqen flamuri i shqiptareve, atëherë pse ke ardhur këtu në vendin e shqiponjave?"

Ky reagim i Selimit vjen pasi ambasadorja Daviet, ka kërkuar që më shumë të përdoret flamuri shtetëror i Kosovës.