Musliu - Shoshi: Martin Berisha është dashur të shkarkohet, që të ruhet imazhi i shtetit tonë

  • E.K /
  • 29 March 2024 - 15:37
Musliu - Shoshi: Martin Berisha është dashur të shkarkohet, që të ruhet imazhi i shtetit tonë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Musliu-Shoshi ka thënë se ambasadori Martin Berishaj është dashur të shkarkohej që të ruhej imazhi i shtetit.

Ajo ka thënë se një imazh i tillë kur ambasdorët intervistohen nga Prokuroria sa janë në detyre, flet për diplomaci jo të besueshme dhe të korruptuar.

“Martini s’e ka vendin në diplomaci, por në institucionet ku jepet përgjegjësi për drejtësi”.

(Kosova Sot Online)