Përparim Rama me lajm të mirë: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

  • E.K /
  • 27 April 2024 - 15:51
Përparim Rama me lajm të mirë: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur kapacitetet e organeve të kryeqytetit për të mbledhur mbeturinat rregullisht, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Nga sot, kemi rritur kapacitetet e organeve të Kryeqytetit për të mbledhur mbeturinat rregullisht. Rritja e kapacitetit bashkë me kontejnerët e ri që po shpërndahen, janë rezultat i ndryshimeve që kam bërë në menaxhment të Drejtorisë së Shërbimeve Publike”, shkruan Rama në Facebook.

Tutje, Rama ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të përgjegjshëm në hudhjen e mbeturinave në mënyrë që Prishtina të jetë e pastër.

(Kosova Sot Online)