Bekim Jashari poston fotografi me familje, uron festën e Fitër Bajramit

  • E.K /
  • 10 April 2024 - 08:03
Bekim Jashari poston fotografi me familje, uron festën e Fitër Bajramit

Djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari ka uruar festën e Fitër Bajramit, përcjell "Kosova Sot Online".

Jashari ka uruar shëndet, lumturi dhe paqe për secilën familje.

"Uroj që kjo frymë humanizmi, solidariteti dhe përkushtimi për të bërë vepra të mira të vazhdoj gjatë gjithë vitit tek secili prej nesh dhe shoqëria jonë në përgjithësi".

Postimi i tij i plotë

Të dashur vëllezër e motra të besimit islam,
Në emrin tim personal dhe në emër të familjes ju urojmë festën e Fitër Bajramit, duke uruar shëndet, lumturi, paqe e begati për ju dhe familjet tuaja.

Në këtë ditë feste, qëndrojmë afër dhe në mbështetje të familjeve në nevojë, familjeve të dëshmorëve e martirëve të Lirisë, familjeve të personave të pagjetur dhe në nderim të luftës dhe historisë sonë të lavdishme.

E përmbyllëm këtë muaj të madhërishëm të Ramazanit, me mund e sakrificë, me shpresën që Zoti të na pranojë agjërimin dhe lutjet tona.

Uroj që kjo frymë humanizmi, solidariteti dhe përkushtimi për të bërë vepra të mira të vazhdoj gjatë gjithë vitit tek secili prej nesh dhe shoqëria jonë në përgjithësi.

Me fat Fitër Bajrami!

(Kosova Sot Online)