Pse Macron kërkon rritjen e prodhimit të armëve dhe municioneve?

  • A.P /
  • 15 April 2024 - 22:00
Pse Macron kërkon rritjen e prodhimit të armëve dhe municioneve?

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje industrisë së mbrojtjes të vendit të tij që të rrisë përgjithmonë prodhimin e armëve në dritën e luftës në Ukrainë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne duhet të përgatitemi vazhdimisht për një ndryshim gjeopolitik dhe gjeostrategjik në të cilin industria e mbrojtjes do të luajë një rol në rritje”, tha Macron në vendosjen e gurit të themelit për një fabrikë të re municionesh për kompaninë ”Eurenco”, në qytetin Bergerac.

”Nevojitet një ekonomi lufte për të qenë në gjendje të furnizojë Ukrainën me armë për të zmbrapsur pushtimin rus dhe gjithashtu për mbrojtjen e saj”, tha ai.

”Kjo dinamikë ka nisur në Evropë dhe në mbarë botën. Kjo ekonomi lufte na shërben edhe neve. Për shembull, prodhimi i obusit ”Caesar” tani është trefishuar, gjë që po nxit edhe eksportin e armëve. Evropa nuk mund të heqë dorë nga Ukraina, ka të bëjë edhe me sigurinë e saj”, theksoi Macron.

“Ne evropianët duhet të bëjmë më shumë dhe duhet ta bëjmë më shpejt dhe nëse financimi i SHBA nuk është aty, ne evropianët duhet të mobilizojmë dhe të gjejmë një zgjidhje të re financiare. Ne po punojmë për këtë krah për krah me Gjermaninë”, Macron.

(Kosova Sot Online)