Muja: Qeveria s’e dergon draft statutin e Asociacionit në Gjykatë

  • A.P /
  • 29 April 2024 - 19:50
Muja: Qeveria s’e dergon draft statutin e Asociacionit në Gjykatë

Gjermania dhe Franca kanë shprehur haptas kushtin për Kosovën që nëse dëshiron të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës duhet të bëjë hapa konkretë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kërkesa është që drafi për Asociacionin të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

Kërkesa i është shtruar haptas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nga dy krerët e shteteve kryesore të BE-së, Emmanul Macron dhe Olaf Scholz.

Por, pushteti nuk është duke e menduar ta bëjë këtë. Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje është pyetur të hënën se a do ta dërgoni në Kushtetuese draftstatutin e Asociacionit në këmbim të anëtarësimit në Këshill të Evropës?

“Përgjigja është jo. Jo”, ka qenë i shkurt Muja.

Kosova ka arritur në fazën e tretë në procesin integrues për Këshillin e Evropës.

Hapi final është votimi nga Këshilli i Ministrave, por tash kusht është lëvizja në drejtim të Asociacionit.

Më parë kusht ishte çështja e pronave të Manastirit të Deçanit – realizuar tashmë.


(Kosova Sot Online)