Murati del me njoftim: Në veri të Kosovës janë punësuar 66 persona

  • A.P /
  • 15 April 2024 - 20:37
Murati del me njoftim: Në veri të Kosovës janë punësuar 66 persona

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri të Kosovës, janë punësuar dhjetëra persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Muratit, janë punësuar dhjetëra persona pas masës së punësimit në veri.

“Në muajin e parë janë punësuar 66 punëkërkues si rezultat i ndërmjetësimit nga Agjencia e Punës nëpërmjet kësaj mase”, ka shkruar Murati në Facebook.

“Punësimi është bërë nëpër biznese që tashmë janë regjistruar në zyrat lokale të ARBK, dhe operojnë sipas ligjeve në fuqi”, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)