Italia ka aktivizuar alarmin e sigurisë së lartë
Pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj Izraelit, Italia ka aktivizuar alarmin e sigurisë së lartë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si dhe ka zhvilliuar një video konferencë me të gjithë Prefektët.
E pak orë më parë është mbledhur gjithashtu dhe Komiteti i sigurisë në nivel provincial me vëmendje speciale ndaj kryeqytetit Romë.
Italia ka vënë në masa blinduese rreth 250 objekte sensibile Ministri, institucione, ambasada, konsullata si dhe seli organizatash e shoqatash me qëndrim pro Teheran.
Në alarmin e sigurisë së lartë janë vënë dhe objekte fetare, xhami, kisha, manastire, sinagoga dhe e gjithë zona ku është pozicionuar lagja e hebrejve në qendër të Romës.
Një mbikqyrje të veçantë kanë marrë auditoret e qendrat universitare ku gjatë ditëve të fundit grupe studentësh janë organizuar në protesta pro Palestinë.
Ministrja e Arsimit Anna Maria Bernini ka deklaruar se "momenti është delikat e janë shënuar episode intolerance si refleks dhe i tensioneve në panoramën ndërkobmëare."
Në masa blinduese është vënë territori rrethuese e vetë Vatikanit si dhe dy aeroportet romane Ciampino e Fiumicino.
Prej ditës së djeshme fluturimet nga Roma drejt Tel Aviv e Teheran, janë pezulluar e Ministria e Jashtme Italiane ka informuar se nuk rekomandon për momentin udhëtimet e shtetasve italianë drejt Iran e Izrael.
Burimet mediatike informojnë se mbledhja e sotme e Këshillit të lartë të sigurisë në Ministrinë e Brendshme do të shtojë dhe objekte e qëndra të tjera kombëtare në listën e pikave më të ndjeshme.
(Kosova Sot Online)