Kjo është gruaja që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Pejë, punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut

  • E.K /
  • 16 April 2024 - 10:11
Kjo është gruaja që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Pejë, punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka dalë me një reagim pas vrasjes që ndodhi në Pejë, ku Gjyljeta Ukella dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga kjo drejtori kanë bërë me dije se e njëjta ka punuar qe dy dekada si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë,punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gjyljetes”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)