Lulzim Basha: Kemi bërë gjithçka për pranimin e Kosovës në KiE

  • E.K /
  • 16 April 2024 - 15:34
Lulzim Basha: Kemi bërë gjithçka për pranimin e Kosovës në KiE

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka folur për punën që është bërë për votimin pro në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka deklaruar se beson që votat në Asamblenë Parlamentare do të mundësojnë anëtarësimin e Kosovës dhe votimin pro edhe në Komitetin e Ministrave që është pika e fundit për votim rreth anëtarësimit.

“Kemi bërë gjithçka që kemi mundur në Partinë Popullore Evropiane dje nga mëngjesi dhe deri vonë pas mesnate kemi punuar me kolegët skeptikë apo që kanë marrë udhëzime prej ministrive të tyre për qëndrime jo në favor, por edhe me Komitetin Politik edhe me tjerë kolegë, pra e gjithë puna e mundshme është përfunduar”.

(Kosova Sot Online)