Edhe deputeti nga Ukraina e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE
Në Strasburg të Francës ka nisur seanca në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku do të diskutohet dhe shqyrtohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Oleksii Goncharenko, deputet ukrainas mbështeti anëtarësimin e Kosovës.
“Dua të uroj Kosovën. Kosova e meriton. Bota e lirë duhet të bashkohet”, tha ai deputeti Goncharenko, vendi i të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
(Kosova Sot Online)