Hasani: Ajo që po ndodhë në KiE për Kosovën është falë agresionit rus në Ukrainë

  • A.P /
  • 16 April 2024 - 23:00
Hasani: Ajo që po ndodhë në KiE për Kosovën është falë agresionit rus në Ukrainë

Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka deklaruar se votimi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një lajm i mirë për faktin se Kosova bëhet pjesë e një organizmi fizionomia e të cilit është ajo që synon ta vëjë në jetë organizimi politik i Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Megjithatë ai tha se kjo që ka ndodhë e po ndodhë në KiE për Kosovën është falë agresionit Rus në Ukrainë, sepse siç tha ai Kosova as në rend ditë nuk do të mund të futej.

Por ai theksoi se për çdo impenjim të Kosovës në planin ndërkombëtarë duhet të nxjerrim edhe konsekuenca të caktuara, sepse as pranimi në KiE as në organizma të caktuara nuk bëhet pa një arsye.

“Pranimi në këto organizata është një përgjegjësi shtesë për Kosovën, por ka edhe sebepe në këtë çështje. Sebepi i parë është që Rusia e ka vetë përjashtuar vetën nga një fuqi e madhe nga paqja dhe çfarëdo ndikimi në rend të parë nga arkitektura e sigurisë së Evropës”, ka thënë Hasani në Prime.

Sipas tij, po mos të ishte agresioni Rus mbi Ukrainën, situata do të ishte krejt ndryshe.

(Kosova Sot Online)