Sanduloviq: Në Serbi po provojnë të ma vrasin vajzën, i hodhën sheqer në rezervuarin e makinës

  • E.K /
  • 17 April 2024 - 07:56
Sanduloviq: Në Serbi po provojnë të ma vrasin vajzën, i hodhën sheqer në rezervuarin e makinës

Politikani opozitar në Serbi, Nikola Sanduloviq ka tronditur opinionin me një njoftim që e ka bërë në platformën X.

Ai po thotë se dikush e ka vënë në shënjestër të atentatit vajzën e tij Klarën.

Sipas serbit të vetëm që ka dalë kundër Serbisë dhe ka vizituar varrezat e familjes Jashari muaj më parë, disa persona pa treguar se kush, kanë hedhur sheqer në rezervuarin e makinës së vajzës së tij.

Kjo sipas Sanduloviqit, për pak sa nuk shkaktoi shpërthim.

“Pas rrëmbimit tim dhe tentativës për vrasje, tashmë vajza ime Klara ishte shënjestër e një atentati!!!Ata hynë në makinën e saj dhe i hodhën sheqer në rezervuarin e saj, i cili bllokoi plotësisht motorin ndërsa ajo po e drejtonte dhe për pak sa nuk shkaktoi një shpërthim. Vetëm me qetësinë e saj arrin të shmangë një aksident gjatë vozitjes dhe të ndalojë në mënyrë të sigurt makinën. Makina ndodhet aktualisht në një qendër shërbimi të autorizuar ku motori është çmontuar plotësisht për të përcaktuar nëse sheqeri është derdhur në rezervuar. Regjimi kriminal në Serbi nuk heq dorë nga synimi për të më eliminuar fizikisht mua dhe vajzën time Klara. A do ta shikojë bota dhe komuniteti ndërkombëtar me qetësi dhe do ta lejojnë të ndodhë? A ka pasur një rast identik me opozitarin e vrarë Navalny?”, pyet ai.

Sanduloviq poshtë këtij njoftimi ka etiketuar dhe përmednur agjrenci të ndryshme informative boteërore duke kërkuar ndihmë.

(Kosova Sot Online)