Stojkoviq: Kur Kosova u pranua në Këshillin e Evropës, Aleksandar Vuçiq iku në Bosnjë

  • E.K /
  • 17 April 2024 - 07:59
Stojkoviq: Kur Kosova u pranua në Këshillin e Evropës, Aleksandar Vuçiq iku në Bosnjë

Pak orë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka reaguar avokati dhe analisti politik serb, Çedomir Stojkoviq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Stojkoviq, duke ironizuar me presidentët serbë ka treguar ku ishin ata kur Kosova shpalli pavarësinë e saj dhe sot kur Asambleja Parlamentare votoi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kur Kosova e shpalli pavarësinë, Boris Tadiq [presidenti i atëhershëm serb] iku në Rumani. Kur Kosova u pranua në Këshillin e Evropës, Aleksandar Vuçiq iku në Bosnjë”, ka shkruar Stojkoviq në platformën “X”

(Kosova Sot Online)