Deputeti i Ukrainës që foli shqip në Asamble i gëzohet rezultatit: E kam ngritur këtë çështje për më shumë se një vit

  • E.K /
  • 17 April 2024 - 08:15
Deputeti i Ukrainës që foli shqip në Asamble i gëzohet rezultatit: E kam ngritur këtë çështje për më shumë se një vit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, e këtij lajmi i është gëzuar deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka shkruar se ai e ka ngritur këtë çështje për më shumë se një vit.

Tutje, ai tha se më në fund është një hap i hedhur.

“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sapo ka rekomanduar Komitetin e Ministrave që ta ftojë Kosovën të bëhet anëtare e këtij Kuvendi! Vendim i rëndësishëm! Unë e kam ngritur këtë çështje për më shumë se një vit! Dhe së fundi, një hap tjetër është hedhur! Urime Kosovës për këtë vendim!”, ka shkruar ai.

Në fjalimin e tij para votimit, ai u shpreh: “Dua të uroj Kosovën. Kosova e meriton. Bota e lirë duhet të bashkohet”, tha ai deputeti Goncharenko, vendi i të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Deputeti ukrainas foli edhe në shqip.

(Kosova Sot Online)