MPJD dhe MPB thirrje qytetarëve: Mos udhëtoni përmes Serbisë

  • E.K /
  • 17 April 2024 - 10:53
MPJD dhe MPB thirrje qytetarëve: Mos udhëtoni përmes Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Ministria e Punëve të Brendshme, kanë dalë me një njoftim rreth situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare, të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi.

“Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë.Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lusim të ndiqni @Kosovo_Policerreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet nw njoftim.

(Kosova Sot Online)