Kandiq flet për Kosovën në Këshillin e Evropës : Kundërshtimi i Serbisë është autogol

  • E.K /
  • 17 April 2024 - 11:22
Kandiq flet për Kosovën në Këshillin e Evropës : Kundërshtimi i Serbisë është autogol

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka komentuar ecjen e Kosovën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kandiq ka shkruar se ky anëtarësim u mundëson qytetarëve të paraqesin ankesa në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës u mundëson qytetarëve të paraqesin ankesa në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe detyron institucionet që të respektojnë vendimet e asaj gjykate. Kundërshtimi i Serbisë është autogol”, ka shkruar Kandiq.

(Kosova Sot Online)