Zbulohen faktet – Pse SPAK nuk arreston Veliajn?!

  • S.A /
  • 17 April 2024 - 11:27
Zbulohen faktet – Pse SPAK nuk arreston Veliajn?!

9 drejtorë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj janë arrestuar nga SPAK-u dhe disa të tjerë pritet të arrestohen për aferën e inceneratorëve, dosjen “5D” dhe korrupsionet në Bashkinë e Tiranës.

Këto arrestime i përmendi edhe kryetari i PL-së, Ilir Meta dy netë më parë në emisionin “Opinion”, i cili pavarësisht “luftës” së tij me SPAK-un, kërkoi arrestimin e Erion Veliajt.

Teksa sulmoi SPAK-un, kreu i PL-së deklaroi se Veliaj po shpëton kokën e tij duke dorëzuar drejtorët hajdutë.

Më tej, Meta renditi disa fakte se përse Erion Veliaj duhet të vihet në pranga dhe të japë logari para drejtësisë.

Së pari, Veliaj firmosi për të gjitha bashkitë e qarkut të Tiranës për inceneratorin, duke rrëmbyer kompetencat e bashkive të tjera.

Së dyti, Veliaj firmosi angazhimin financiar për dhjetëra milionë euro në emër të Bashkisë së Tiranës, megjithëse një kompetencë e tillë ishte e Këshillit Bashkiak.

Së treti, Veliaj e ka futur Tiranën në borxhe për inceneratorin që nuk ekziston, jo vetëm me plehrat që paguhen me 29 euro/ton, por edhe me dherat.

Së treti, Veliaj është denoncuar nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj si pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.

Së katëri, Veliaj ka dhënë 60 milionë dollarë për inceneratorin e Tiranës.

Këto fakte u renditën nga Meta, i cili kërkoi të dijë se ku kanë shkuar paratë, ndërsa citoi Ahmetajn, duke theksuar se afera tek inceneratori do të llahtarisë popullin shqiptar.

Në fakt, këto janë vetëm disa fakte të denoncuara, ndërsa shtrohet pyetja se përse SPAK nuk e arreston Erion Veliajn, kryebashkiakun që i janë kapur drejtorët hajdutë dhe që është në hetim për 5 çështje.

(Kosova Sot Online )