Flamuri në Ambasadë amerikane në gjysmështizë, Hovenier për vrasjet e fundit të grave: Urgjente të bëhet më shumë në parandalim

  • S.A /
  • 17 April 2024 - 12:34
Flamuri në Ambasadë amerikane në gjysmështizë, Hovenier për vrasjet e fundit të grave: Urgjente të bëhet më shumë në parandalim

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se rastet e fundit të vrasjeve, si dhe ato të dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për më shumë punë për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Sot, ne qëndrojmë me popullin e Kosovës në Ditën Kombëtare të Zisë, duke nderuar dhe kujtuar viktimat e femicidit dhe të gjitha gratë kosovare që janë viktima të dhunës në familje.

Vrasjet dhe aktet e fundit e dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë për të trajtuar dhe parandaluar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë shoqëri ku çdo individ mund të jetojë pa frikë dhe pa u lënduar”, ka shkruar Hovenier.

Edhe ambasadorë të tjerë në Kosovë reaguan pas vrasjeve të fundit të grave në vend dhe ulën flamujt në gjysmështizë në Ditën e Zisë për të nderuar viktimat.

(Kosova Sot Online )