Këshilltari i Kurtit: Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës, ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare

  • E.K /
  • 17 April 2024 - 13:41
Këshilltari i Kurtit: Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës,  ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare

Këshilltari për Çështje Evropiane dhe Rajonale në Zyrën e Kryeministrit, Jeton Zulfaj, ka thënë se në mesin e të ndaluarve nga autoritetet e Serbisë në pikat kufitare është edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga komuniteti serb, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zulfaj tha se të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim.

“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim”, ka shkruar Zulfaj në rrjetin social “X”.

(Kosova Sot Online)