Ahmeti: Asociacionin është zotim që duhet adresuar pas anëtarësimit

  • A.P /
  • 17 April 2024 - 19:51
Ahmeti: Asociacionin është zotim që duhet adresuar pas anëtarësimit

Kreshnik Ahmeti, zv.ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme ka folur nëse Asociacioni është kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij ky zotim duhet të adresohet pas anëtarësimit.

“Neni 11 i raportueses Bakoyannis tregon qartë se zotimi duhet të adresohet pas anëtarësimit, dje në seancën plenare dëgjuam nga njëri prej drejtuesve të grupit më të madh politik në Asamblenë Parlamentare se Këshilli i Evropës është Këshilli i Evropës e jo Bashkimi Evropian, pra nuk duhet të ndërlidhen proceset që kanë të bëjnë me dy organizata të pavaruara nga njëra tjetra”, tha ai në konferencë për media.

“Raporti i Bakoyannis nuk e parasheh këtë”, tha ai për Asociacionin.

“Propozimet për me fut Asociacionin si parakusht janë refuzuar nga shumica dërrmuese”, u shpreh ai tutje.

(Kosova Sot Online)