Sveçla: Dje 1 mijë e 498 qytetarë janë ndaluar në Serbi

  • E.K /
  • 18 April 2024 - 13:53
Sveçla: Dje 1 mijë e 498 qytetarë janë ndaluar në Serbi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se sipas informacioneve që kanë dje janë ndaluar së paku 1 mijë e 498 qytetarë dhe shtoi se ata janë pyetur në lidhje me UÇK’në, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Sipas informatave tona, dje së paku 1 mijë e 498 qytetarë janë ndaluar, maltretuar, disa edhe janë arrestuar dhe marrë në pyetje në lidhje me të kaluarën e tyre, lidhjet e tyre me UÇK’në, pjesëmarrjen e tyre personalisht në UÇK apo të familjarëve të tyre dhe vendndodhjen dhe veprimtarinë e tyre gjatë kohës së viteve 1998-1999”, tha Sveçla.

(Kosova Sot Online)