Shpërthimet mbi Isfahan u shkaktuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, thotë komandanti i përgjithshëm i ushtrisë iraniane

  • S.A /
  • 19 April 2024 - 12:04
Shpërthimet mbi Isfahan u shkaktuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, thotë komandanti i përgjithshëm i ushtrisë iraniane

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë iraniane tha se shpërthimet në qiell mbi provincën e Isfahanit kishin të bënin me sistemet kundërajrore që gjuajtën në atë që ai e quajti një objekt të dyshimtë që nuk shkaktoi asnjë dëm, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA, transmeton "Kosova sot Online ".

 “Ekspertët po hetojnë këtë incident dhe do tw dalin me njoftim për këtë çështje pasi të marrin rezultatet” tha gjeneralmajor Abdolrahim Mousavi, sipas raportit të IRNA.

Deklaratat e komandantit të përgjithshëm përputhen me një raport të mëparshëm nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e cila citonte komandantin e lartë ushtarak, gjeneralin e dytë të brigadës Mihandoust në Isfahan të thoshte se nuk kishte “dëme ose incident” pas shpërthimit në atë zonë, shkruan CNN.

Komandanti i lartë tha gjithashtu se shpërthimi i dëgjuar ishte shkaktuar nga “mbrojtja ajrore që gjuajti në një objekt të dyshimtë”.

(Kosova Sot Online )