Ambasada e ShBA -së: Dhuna në familje është krim, mos e duroni, raportojeni

  • E.K /
  • 20 April 2024 - 10:16
Ambasada e ShBA -së: Dhuna në familje është krim, mos e duroni,  raportojeni

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në postim thuhet se kjo nuk duhet parë si çështje private apo familjare.

Tutje, thuhet se dhuna në familje është krim.

Ambasada u është referuar raporteve dhe hulumtimeve të organizatave të shoqërisë civile, sipas të cilave dhuna në familje është ndër krimet më të paraportuara në Kosovë.

“Bazuar në raporte dhe hulumtime të ndryshme të organizatave të shoqërisë civile, dhuna në familje vazhdon të jetë një nga krimet më të paraportuara në Kosovë. Dhuna në familje nuk duhet parë si një çështje private apo si një çështje familjare. Dhuna në familje është KRIM. Mos e duroni, raportoni: 0800 11 112 ose 192”, thuhet në postimin e Ambasadës.

(Kosova Sot Online)