Sot moti me vranësira dhe intervale me diell

  • E.K /
  • 24 April 2024 - 07:32
Sot moti me vranësira dhe intervale me diell

Sot moti në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në orët e hershme të mëngjesit pritet të formohen kushte për mjegull nëpër lugina dhe ultësira.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C.

(Kosova Sot Online)