Arrestohet zyrtari i komunës së Ferizajt, i kishte mundësuar një turku të pajiset me dokumentacion të Kosovës

  • E.K /
  • 24 April 2024 - 10:50
Arrestohet zyrtari i komunës së Ferizajt, i kishte mundësuar një turku të pajiset me dokumentacion të Kosovës

Një zyrtar i komunës në Ferizaj është arrestuar, pasi dyshohet se duke keqpërdorur pozitën e tij, i kishte mundësuar një turkut të pajiset me dokumente të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT ZYRTAR- Objekti i Komunës Ferizaj 11.03.2019 – NN. Është arrestuar zyrtari i komunës i dyshuari mashkull kosovar pasi që duke keqpërdorur pozitën e tij, i kishte mundësuar një shtetasi turk të pajiset me dokumentacion të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)