Djali i Hashim Thaçit Endriti, uron babanë: I bindur se në ditëlindjen e radhës do t’i gëzohemi rikthimit tënd në atdhe

  • S.A /
  • 24 April 2024 - 12:05
Djali i Hashim Thaçit Endriti, uron babanë: I bindur se në ditëlindjen e radhës do t’i gëzohemi rikthimit tënd në atdhe

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili gjendet në burgun e Hages,  ka uruar babanë e tij me rastin e ditëlindjes së 56-të, transmeton "Kosova Sot Online "

Endriti ka përmendur faktin se kjo është ditëlindja e tretë e babait të tij që po e pret me shokët në Hagë, ndërsa është shprehur i bindur se ditëlindjen e radhës do ta festojnë bashkë në atdhe.

“Babi sot mbush 56 vjet. Ditëlindja e tretë që po e kalon me shokë në Hagë, por me shpirt dhe vëmendje është me ne, duke ju gëzuar çdo lajmi të mirë nga familja dhe miqtë. Jam i bindur që ditëlindjen e ardhshme, ne familja dhe shokët e tij do t’na vjen radha të gëzohemi lajmit të mirë të kthimit të tij në atdhe. Urime dhe të dua bab”, shkroi Endriti në një postim në Instagramin e tij.

Image

(Kosova Sot Online )