Wood e përsërit pozicionin e SHBA-së: Kosova dhe Serbia të marrin hapa konkret përmes dialogut

  • A.P /
  • 25 April 2024 - 18:00
Wood e përsërit pozicionin e SHBA-së: Kosova dhe Serbia të marrin hapa konkret përmes dialogut

Përfaqësues Alternativ i Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, është takuar në Nju Jork me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një njoftim të publikuar sot, thuhet se në këtë takim është biseduar për raportet e ngushta dhe të qëndrueshme mes dy palëve.

Wood në këtë takim ka theksuar aspiratën e SHBA-së për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të ndërtojnë një integrim më të madh ekonomik, të forcojnë stabilitetin rajonal, demokracinë, dhe shoqëritë multi-etnike dhe të mbrojnë sundimin e ligjit.

Ai ka përsëritur pozicionin e SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë që të marrin hapa konkret përpara përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ambasadori Wood nënvizoi aspiratat e SHBA-së për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor për të ndërtuar një integrim më të madh ekonomik rajonal, për të nxitur stabilitetin rajonal, demokracinë dhe shoqëritë multi-etnike dhe për të mbrojtur sundimin e ligjit. Ambasadori Wood përsëriti thirrjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe Serbinë që të ndërmarrin hapa konkretë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)