Kush është personi që po përdor Rama për t’i marrë PL-në Metës?

  • A.P /
  • 25 April 2024 - 22:51
Kush është personi që po përdor Rama për t’i marrë PL-në Metës?

Në daljet e tij të fundit, Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë ka deklaruar se kreu i SPAK, Altin Dumani dëshiron që t’i sekuestrojë partinë dhe t’ia japë Ramës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Metës, Rama përdori Lulzim Bashën për t’i marrë vulën PD-së që drejtohej nga Berisha.

Biseda në studio

Meta: Përplasja me SPAK është vetëm parimore dhe asgjë tjetër. Nuk ekziston asnjë skenar për mua.

Kikia: Çfarë fakti keni që zoti Dumani do sekuestrojë PL?

Meta: SPAK mbylli çështjen e Lulzim Bashës dhe e përdorën për të marrë vulën e cila i takonte PD-së së vërtetë që drejtohej nga Berisha. Kush e bëri këtë? Unë e bëra? Gjykata vendosi që vula i takon PD dhe kjo është PD.

Kikia: Kush do ta marrë vulën e PL-së? Thoni që do ta marrë vulën dhe do t’ia çojë Ramës? Kjo është figurative?

Meta: Jo kjo është reale.

Zili: Kë po përdor Rama në PL, nëse në PD përdori Lulzim Bashën?

Meta: Nuk ka çfarë të përdorë, nuk ka buburrec që i merr partinë Erisa Xhixhos dhe Tedi Blushit. Ne jemi partia më transparente.

(Kosova Sot Online)