Arrestohen dy shqiptarë pasi u kapën me heroinë

  • A.P /
  • 26 April 2024 - 16:34
Arrestohen dy shqiptarë pasi u kapën me heroinë

Dy shqiptarë, të moshave 36 dhe 46 vjeç, janë arrestuar nga policia në Milano për drogë. Sipas mediave italiane, ata u kapën me 5.2 kilogramë heroinë në garazhin e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas zbulimit të heroinës, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyve dhe ka gjetur kartëmonedha prej 70 mijë eurosh.

Të dyve iu vunë prangat me akuzën e posedimit me qëllim të shitjes së drogës.

(Kosova Sot Online)