Momenti kur sulmon banda e ‘policëve’ (Video +18)

  • 06 February 2016 - 20:01
Momenti kur sulmon banda e ‘policëve’ (Video +18)

Ky është momenti i frikshëm kur disa vrasës me pagesë, të maskuar si oficerë police, hapi zjarr në një hotel në mes të ditës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Dublin të Irlandës.

Personat e maskuar si policë ekzekutuan një gangster, të quajtur David Byrne dhe plagosën dy prej bashkëpunëtorëve të tij.

Në total gjashtë persona u futën në Regency Hotel, kryen krimin dhe më pas u larguan me një furgon, që u gjet i djegur.

Personat e armatosur përdorën AK-47 modele rumunë, siç përdoreshin dikur nga IRA.

Policia thotë se ky është starti i përgjakshëm i një beteje mes bandave.

Krimi ndodhi në një kohë kur po bëheshin parapërgatitjet për një ndeshje boksi.

Kamerat kanë fiksuar momentin e panikut mes të pranishmëve.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image
 
Image