Mbi 3.100 gra shtatzëna të prekura nga virusi Zika në Kolumbi

  • 06 February 2016 - 21:21
Mbi 3.100 gra shtatzëna të prekura nga virusi Zika në Kolumbi

Më shumë se 3,100 gra shtatzëna kolumbiane janë të infektuara me virusin Zika, ka thënë presidenti i këtij vendi Juan Manuel Santos, teksa sëmundja vazhdon përhapjen e tij të shpejtë.

Virusi është i lidhur me defekte të tmerrshme në lindje, që parandalon trurin e fetusit nga zhvillimi normal. Ende nuk është zbuluar vaksina apo trajtimi kundër tij.

Në Kolumbi, sipas Santos, janë të infektuar 25,645 persona me sëmundjen, në mesin e të cilëve 3,177 janë gra shtatzëna.  

(Kosova Sot)