Mësuesi shqiptar qëllon me thupër nxënësit (Video)

  • 06 February 2016 - 23:40
Mësuesi shqiptar qëllon me thupër nxënësit (Video)

Nuk kanë të sosur videot skandaloze nga orët mësimore në shkollat e Shqipërisë.

E radhës vjen nga shkolla e mesme e fshatit Orenjë në rrethin e Librazhdit. Në këtë video të postuar nga faqja satirike “Jeta osh qef” shihet një mësues i cili godet me thupër nxënësit, ndërkohë që i ka dalë situata jashtë kontrollit.

Nxënësit argëtohen me veprimet e mësuesit teksa ky i fundit ecën nëpër klasë dhe vijon t’i qëllojë këta të fundit me thupër, transmeton Shekulli.

Videoja mendohet të jetë xhiruar rreth një javë më parë.

Kjo nuk është hera e parë që shohim mësues të cilët ushtrojnë dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nxënësve.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e ka cilësuar të papranueshme ushtrimin e dhunës brenda mjediseve të shkollës. Tashmë na mbetet veçse të presim reagimin e Ministrisë së Arsimit rreth rastit në fjalë. 

(Kosova Sot)