Gripi i derrave vë në panik ISIS-in: Dhjetëra të vdekur nga ky virus

  • 07 February 2016 - 15:50
Gripi i derrave vë në panik ISIS-in: Dhjetëra të vdekur nga ky virus

Militantët e Shtetit Islamik kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore për shkak të përhapjes së gripit të derrit në Siri dhe Irak.

Virusi vdekjeprurës ka prekur banorët të cilët jetojnë nën regjimin e ISIS-it. Nga Siria dhe Iraku vijnë raportime për përhapjen e një“epidemi misterioze”.

Një grup monitorues për të drejtat e njeriut me bazë në territoret e sunduara nga ISIS-i ka njoftuar se “dhjetëra cilivi kanë vdekur në periferi të Raqqas”, ku grupi militantë ka bazën.

Numri i viktimave akoma është i saktë por thuhet se vetëm këtë javë kanë vdekur rreth “20 persona”, gjë e cila ka bërë që terroristët t’i kap paniku, për shkak të përhapjes së shpejt të këtij virusi.

Në shtator të vitit të kaluar, në rajonet e sunduara nga regjimi i Bashar al-Assadit në Siri, u raportua për shfaqjen e gripit të derrit dhe u raportua për 11 të vdekur.

Sidoqoftë, grupet opozitare kanë thënë se qeveria ka “fshehur” numrin e vërtetë të viktiameve, duke thënë se janë rreth 40 persona që kanë humbur jetën, transmeton lajmi.net.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, 95 për qind e dokotrëve që kanë jetuar në Siri dhe Irak, që tash shumica e këtyre territoreve kontrollohet nga ISIS-i kanë ikur dhe kjo shton frikën se virusi do të përhapet akoma më shpejt.

Askush nuk lejohet që të vizitohet nëpër spitalet kryesore të Damaskut. Vetëm ata që janë xhihadistë mund të kontrollohen nëpër spitale.

Një nënë e quajtur Samia, e cila jeton në Tartus të Sirisë thotë se “nëse virusi vazhdon të përhapet me këtë shpejtësi, unë do të detyrohem që të largohem nga këtu. Kam dëgjuar nga njerëzit se është shumë e frikshme të kesh këtë sëmundje”, thotë ajo.