Familja 5-anëtarëshe ka më pak se 2 euro në ditë

  • 07 February 2016 - 15:43
Familja 5-anëtarëshe ka më pak se 2 euro në ditë

Valbona Fetaj, e detyruar ta kryejë rolin e gruas, edhe të burrit

Familja 5-anëtarëshe Fetaj, nga Shishmani i Gjakovës, kryefamiljari i së cilës vuan nga sëmundjet, të vetmet të ardhura i ka 100 eurot nga ndihmat sociale, prej të cilave gjysmën duhet ndarë për të paguar këstin e kredisë

Një situatë të vështirë është duke e përjetuar tash e sa kohë familja 5-anëtarëshe Fetaj nga fshati Shishman i Gjakovës. Ata përballën me shumë probleme që mbase dëshmon thënien popullore se “Të mirat vijnë një nga një ndërsa të këqijat të gjitha së bashku”. Sigurisht se problemi kryesor i tyre është shtëpia, në të cilën jetojnë dhe e cila vetëm emrin mund ta ketë të tillë, sepse nuk i ngjan një shtëpie të vërtetë, pasi është e ngritur nga llamarina e dërrasat. “Sikur të ishte vetëm ky problem do ta përballonim disi. Mirëpo, kemi edhe shumë probleme të tjera, pikësëpari me shëndetin e burrit dhe të tre fëmijëve, por edhe me mungesën e parave për një jetë me kushte minimale”, ankohej këto ditë e zonja e kësaj familje Valbona Fetaj 39-vjeçare, e cila është e detyruar që në familjen e saj të kryen rolin edhe të gruas edhe të burrit. “Burri im, edhe pse është vetëm 43-vjeçar, tash e sa kohë vuan nga sëmundje të ndryshme, e së fundi mund të thuhet se është gjysmë i paralizuar kështu që jam e detyruar që të kryejë të dy rolet edhe të gruas edhe të burrit. Është shumë e vështirë vetë me qenë grua e vetë, burrë, vetë me qenë nënë, e vetë baba. Kjo është gati e papërballueshme. Jam e detyruar që vetë të merrem me punët e shtëpisë që i takojnë gruas, por edhe me punët e burrit”, vazhdonte të radhiste problemet e saj Valbona dhe kishim përshtypjen se do të vazhdonte edhe gjatë kështu po të mos ndërhynim me pyetjen “E, si ia del të bësh gjithë këtë”?   (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)