20 milionë euro nga Gjermania për projektet e vitit 2014 – 2015

  • 08 February 2016 - 12:30
20 milionë euro nga Gjermania për projektet e vitit 2014 – 2015

Qeveria e Kosovës do të marr tash 20 milionë euro për projektet e vitit 2014 – 2015 nga Gjermania.

Kjo marrëveshje për bashkëpunim teknik është nënshkruar sot nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe zëvendës - ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Christina Gehlsen, transmeton Kosovapress.

U konfirmua se marrëveshja kap shifrën 20 milionë euro, 7.5 milionë janë për vitin 2014 kurse 12. 5 milionë për vitin 2015.

Ai tha se me këto mjete do të mbështeten sektorët për reformë në drejtësi, arsim, punësim të të rinjve duke i integruar ata në tregun e punës.

Ndërsa zëvendës - ambasadorja Christina Gehlsen tha së kjo mbështetje i mundëson Kosovës integrimin në Bashkimin Evropian. 

(Kosova Sot)