Miliarderi shpëton nga taksat falë … djallit

  • 08 February 2016 - 12:41
Miliarderi shpëton nga taksat falë … djallit

Thonë se djalli fshihet në detaje.

Kështu ndodhi edhe me deklarimin e taksave të Lordit Jeffrey Archer.

Për të reduktuar barrën e taksave, ai i dhuroi një muzeu jo më pak se një statujë të Satanit.

Statuja prej bronzi, e lartë 80 centimetra, tregon djallin një një moment melankolik.

Ajo është vepër e autorit Jean-Jacques Feuchere.

Archer, një ish-deputet, autor bestseller dhe multimilioner, ia dhuroi veprën muzeut Ashmolean në Oksford.

Lordi përdori të ashtuquajturën skemë “Dhuratat Kulturore”, që u lejon njerëzve të bëjnë donacione të veprave të artit, duke zvogëluar tatimin mbi të ardhurat ose fitimet kapitale deri në 30 përqind të veprës së artit.

Archer ka kursyer deri në 48 mijë sterlina me këtë veprim, raporton Financial Times.

Muzeu e falenderoi për këtë donacion fisnik.

Kjo nuk është hera e parë që emri i Jeffrey Archer lidhet me temat e ferrit.

Në vitin 2000 ai u dënua me katër vite burg për dëshmi të rreme.

Gjatë kohës së burgut shkroi tre libra: “Purgatori”, “Ferri” dhe “Parajsa”, i frymëzuar nga ‘Komedia Hyjnore’ e Dantes.

(Kosova Sot)