Rrëfehet familja e të vrarit në Podujevë

  • 08 February 2016 - 21:05
Rrëfehet familja e të vrarit në Podujevë

Në Podujevë të dielën mbrëma ka mbetur i vrarë një person.

Dëshmitarët kanë rrëfyer ngjarjen për RTK-në. Familja e viktimës, Fahri Bunjaku, thonë se djali i tyre kishte dalur të pinte kafe në kohën kur u qëllua për vdekjen.

Për babain e Fahriut, Abdyl Bunjakut, dyshohet se kjo mund të ketë ardhur si pasojë e “xhelozisë për çështje biznesi”.

“Po ma merr mendja se ndonjë xhelozi e biznesit, po nuk po mund ta di shkakun”, ka thënë Bunjaku.