15 njerëzit më të pasur, që merren me shitjen me pakicë

  • 08 February 2016 - 21:15
15 njerëzit më të pasur, që merren me shitjen me pakicë

Shitjet me pakicë janë një industri shumë profitabile. Në vijim ju paraqesim një listë prej 15 personave më të pasur, që në fakt janë pasuruar nga ky lloj i biznesit

1. Amancio Ortega

Neto pasuria: 59.86 miliardë euro

Mosha: 79

Shteti: Spanjë

Burimi i pasurisë: “Inditex”

1. Amancio OrtegaMe një neto pasuri prej më  se 59 miliardë eurosh, Amamncio Ortega është njeriu i dytë më i pasur në botë, pasi e kontrollon gjigantin spanjoll të modës, ‘Inditex’-in, të cilin ai e ka shndërruar prej një dyqani të vogël në njërën prej perandorive më të mëdha në planetë. Rritja e pasurisë së tij lidhet me zhvillimin e madh të ‘Inditex’-it, i cili pa një rritje të aksioneve prej 34 për qind vitin e shkuar. Shitjet ishin për 16 për qind më të larta, ndërsa fitimi u rrit për 20 për qind në nëntë muajt e parë të vitit 2015, ndërsa kompania hapi 230 dyqane të reja në 48 tregje të ndryshme. Pjesa më e madhe e këtij suksesi i atribuohet gjigantit të modës ‘Zara’, markës më të madhe të kompanisë. Zinxhiri është duke e ndryshuar peizazhin e shitjes me pakicë, pasi  dizajnët e lirë, por elegantë vazhdojnë që t’i tërheqin blerësit që janë në kërkim të stileve të reja me çmime të ulëta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Jeff Bezos

Pasuria: 50.72 miliardë euro

Mosha: 51

Vendi: Amerikë

Burimi i pasurisë:  “Amazon.com”

2. Jeff BezosJeff Bezos ka fituar pasurinë e tij të madhe duke u përfshirë në “e-commerce” në botë. Pasi ka kaluar një periudhë kohore te “Wall Street”, Bezos ka themeluar “Amazon.com”, në garazhin e tij në shtëpi në Sietëll, në vitin 1994 dhe kooperuar ekskluzivisht si një shitës me pakicë i librave “online”. Kompania doli në publik tre vjet më pas dhe që nga ajo kohë ishte rritur shumë në një furnizues ushqimesh dhe prodhimeve të elektronikës. Përderisa Bezos, shef ekzekutiv, ishte ballafaquar me një vëmendje negative të medieve, për faktin se sipas raporteve depot  e “Amazon” janë helmuese. Bezos ka edhe interesa të tjera jashtë “Amazon”, përfshirë investimet në kompaninë   e tij private “Blue Origin”.

3. Ingvar Kamprad

Pasuria: 35.22 miliardë euro

Mosha: 89

Vendi: Suedi

Burimi i pasurisë: “IKEA”

3. Ingvar KampradNë moshën 17 vjeçe, Ingvar Kamprad ka themeluar “IKEA”, tani furnizuesin më të madh të mobilieve me pakicë. Plani i Kamprad-it që nga fillimi ishte të vendosë një "pavdekshmëri" për “IKEA”-n. Përderisa magnati suedez nuk përfshihet edhe aq në vendimet e përditshme, ai edhe më tutje merr pjesë në mbledhjet kryesore, si këshilltar. Megjithëse ka shumë pasuri, ai nuk shpenzon kot të hollat, rri në hotele të lira, madje ka vozitur të njëjtën veturë “Volvo”, për më shumë se dy dekada.  Në 2013 është kthyer të jetojë në vendin e tij të lindjes, pasi një kohë të gjatë ka jetuar në Zvicër.

4. Jim Walton

Pasuria: 31.18 miliardë euro

Mosha: 67

Vendi: Amerikë

Burimi i pasurisë: “Walmart”

4. Jim WaltonPrindërit e James "Jim" Walton, Helen dhe Sam Walton, kanë blerë aksione në bankën e Arkanzasit, “Bank of Bentonville”, një vit para hapjes së dyqanit të parë “Walmart” në Roxhers, Arkanzas,në vitin 1962 — kur Jim ishte vetëm 14 vjeç. Pas pesë vjetëve, familja ishte pronare e 24 dyqaneve të shitjeve me pakicë dhe në vitin 1972 “Walmart” ishte në “New York Stock Exchange”. Në vitin 1975, pasi kishte punuar në departamentin e patundshmërive te “Walmart”, Jim i bashkohet bankës së prindërve, më vonë e emërtuar “Arvest Bank Group”. Tani është kryesori dhe ka asete prej 14 miliardë euro.

5. Rob Walton

Pasuria: 30.2 miliard euro

Mosha: 71

Vendi: Amerikë

Burimi i pasurisë: “Walmart”

http://static3.businessinsider.com/image/5572d7e36bb3f7ea0e748aba-1200/5-rob-walton.jpgSamuel Robson "Rob" Walton është djali më i vjetër i themeluesit të “Walmart”, Sam Walton. Ai kishte filluar me shitjet me pakicë në vitin 1969, duke mbajtur pozita prej zëvendësdrejtorit e deri te drejtuesi i përgjithshëm, për 23 vjet rresht, derisa ia lëshoi vendin tjetrit. Dhëndri i tij është emëruar si pasardhës i tij. Përkundër reputacionit të “Walmart”, si një kompani lakmitare që punëtorët i paguan pak, familja Walton — më e pasura në Amerikë — ka një shtresë filantropike. Në natën e Vit të Ri ishte bërë me dije se ai dhe i vëllai, secili për bamirësi kishin dhënë rreth 1.2 milion euro, secili.

6. Alice Walton

Pasuria: 29.75 miliardë euro

Mosha: 66

Vendi: Amerikë

Burimi i pasurisë: “Walmart”

6. Alice WaltonE bija e themeluesit të “Walmart”-it, Sam Walton, Alice Walton, posedon një pjesë të madhe të kompanisë, duke e bërë femrën më të pasur në planet. Megjithëse ajo nuk kishte ndonjë rol në bërjen e punës sikurse vëllezërit, ajo ishte objekt i shumë përplasjeve me punëtorët, të cilën e shohin si injoruese. Në vend se të kalojë kohën te “Walmart”, Walton është bërë patrone e artit. Koleksioni i saj përfshinë pjesë nga Andy Warhol, Norman Rockwell dhe Georgia O'Keefe. Në vitin 2011, ajo ka hapur Muzeun “Crystal Bridges Museum” në  Arkanzas, ku një numër i madh pikturave të saj ishin në ekspozim, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

7. Bernard Arnault

Pasuria: 25.90 miliardë euro

Mosha: 66

Vendi: Francë

Burimi i pasurisë: “LVMH”

7. Bernard ArnaultBrendi luksoz i Bernard Arnault, “LVMH”, nga “Louis Vuitton” deri te “Dom Perignon”, të gjitha këto, dhe 70 ndërmarrje të tjera kontrollohen prej kompanisë “Groupe Arnault”. Nga viti 1980 dhe 1990, Arnault, që kishte filluar si një inxhinier civil, kishte marrë kontrollin dhe kishte marrë në dorë biznesin e familjes dhe kishte blerë shtëpinë “Christian Dior”, duke e ringjallur atë nga bankrotimi.

8,9,10. Forrest, Jacqueline dhe John Franklyn Mars

Pasuria: 25.63 miliardë euro secili

Mosha: 84, 76 dhe 80

Vendi: Amerikë

Burimi i pasurisë: “Mars Inc”

8. to 10. Forrest, Jacqueline, and John Franklyn MarsMotra Jacqueline dhe vëllezërit Forrest dhe John Franklyn "Frank" Mars, njihen me prodhuesin ikonik të ëmbëlsirave “Mars Inc”. Treshja ishte pronare, por nuk kishin menaxhuar në mënyrë aktive me prodhuesin e “M&M” dhe “Milky Way”, që gjyshi i tyre i kishte formuar në 1931. Së bashku, treshja udhëheqin me “Mars Foundation”, që po ashtu jep shumë donacione për edukim, ambient dhe shëndet. Në mars të vitit 2015, Frank Mars ishte nderuar si Kalorës Nderi, nga Mbretëresha Elizabeth II.

11. Stefan Persson

Pasuria: 23.93 miliardë

Mosha: 68

Vendi: Suedi

Burimi i pasurisë: “H&M”

11. Stefan PerssonStefan Persson ka lindur në vitin 1947, në të njëjtin vit kur i ati i tij ka formuar dyqanin për veshje të femrave, të quajtur “Hennes”. Suedezi ka zgjeruar biznesin e tij në vitin 1968 kur ka siguruar dyqanin për veshje të meshkujve “Mauritz Widforss”, duke formuar “Hennes & Mauritz” —ose shkurt “H&M”. Gjashtë vjet më pas kompania doli në publik, dhe në vitin 1976, Stefan i bashkohet babait të tij në udhëheqje. Pas tri dekadave, “H&M” ka zgjeruar biznesin e vet në mbarë globin, me rreth  4,000 shitore, si në Hong- Kong, Kinë, Tokio, Japoni, Rusi dhe në Amerikë. 

12. Jack Ma

Pasuria: 23.75 miliardë

Mosha: 51

Vendi: Kinë

Burimi i pasurisë: “Alibaba”

12. Jack MaPersoni i dytë më i pasur në Kinë, formuesi i “Alibaba”-s, Jack Ma kompaninë e parë të internetit në Kinë e ka filluar në vitin 1988, “China Yellowpages”. Ai kishte humbur kontrollin e kompanisë së telekomit që ishte pronë shtetërore në vitin 1996 dhe më pas ka filluar me “Alibaba” tre vjet më pas, me vetëm 55,000 dollarë. Pas vetëm 15 vjetëve, kompania e tij ka thyer rekordet. Kompania e tij është dominuese në tregun më të madh.

13. Phil Knight

Pasuria: 23.03 miliardë euro

Mosha: 77

Vendi: Amerikë

Burimi i pasurisë: “Nike”

13. Phil KnightPas një kufizimi që kishte në Armatën Amerikane dhe me “Stanford MBA” nën rripin e tij, Phil Knight ka bindur prodhuesin e këpucëve “Tiger” në fillim të vitit 1960 t’i lejojë të shpërndajë këpucët “Tiger” nën emrin “Blue Ribbon Sports” —emër i zgjedhur ky nga Knight, që i parapriu kompanisë “Nike”. Knight kishte punuar me orar të plotë si llogaritar kur e ka lansuar brendin e ri, dhe deri më 1968 ai kishte krijuar mjaft raporte me klientët. “Nike” suksesin e ka ndërtuar në bazë të marrëveshjeve me atletë të njohur, duke filluar me Steve Prefontaine në vitin 1973 dhe duke vazhduar më pas me tregun më të suksesshëm të gjitha kohërave, me Michael Jordan.

14. Dieter Schwarz

Pasuria: 18.73 miliardë euro

Mosha: 76

Vendi: Gjermani

Burimi i pasurisë: “Schwarz Gruppe”

14. Dieter SchwarzDieter Schwarz i është bashkangjitur biznesit të atit të tij për shitjen e ushqimit në vitin 1973 dhe shumë pak kohë më pas ka hapur një supermarket. Ai mori kryesimin si shef ekzekutiv në vitin 1977 kur edhe i vdiq babai, dhe me shpejtësi e ka zgjeruar biznesin edhe jashtë Gjermanisë, duke krijuar kompaninë “Schwarz Gruppe”. Miliarderi bën një jetë të qetë në Gjermani, pranë gruas së tij dhe dy fëmijëve, në qytetin e tyre të lindjes në Heilbron.

15. Leonardo Del Vecchio

Pasuria: 17. 65 miliardë euro

Mosha: 80

Vendi: Itali

Burimi i pasurisë: “Luxottica Group”

15. Leonardo Del VecchioEdhe në moshën 80 vjeçe, Leonardo Del Vecchio edhe më tutje udhëheq me “Luxottica”-n, kompani kjo të cilën e kishte formuar në vitin 1961. Kompania më e madhe në planet e syzeve, jo vetëm se është pronare e “Sunglass Hut”, “Ray-Ban” dhe “Oakley”, por gjithashtu prodhon xhama për secilin brend luksoz, përfshirë “Burberry”, “Chanel”, “Prada” dhe “Versace”. Del Vecchio kishte filluar me “Luxottica” në një dhomë të vogël në Milano, ndërsa që tani në mbarë botën operon me dhjetë fabrika.

(Kosova Sot)